23-vjeçari Mark Samson hodhi valixhen me trupin e pajetë të shqiptares Ilaria Sula në Romë.
Ish-partneri i saj me origjinë filipinase, Marc Samson ka pranuar krimin dhe në dëshminë e dhënë në polici, ka deklaruar se e ka goditur Ilaria Sulën disa herë me thikë në banesën e tij, pasi nuk pranonte dot ndarjen nga ajo.
Më pas ai ka treguar se pas vrasjes, trupin e pajetë të Ilaria Sulës e ka futur në një valixhe, të cilën më pas e ka lënë në fund të një gremine në një zonë të pyllëzuar.
Ka qenë tabulatet telefonike që kanë çuar në ngritjen e dyshimeve kundër Marc Samson dhe më pas në arrestimin e tij.
Vrau të dashurën shqiptare/ Filipinasi: Trupin e futa në valixhe, telefonin në pusetë