6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e shqiptares nga ish i dashuri, babai i Ilarias: Ai më tha se i vinte keq dhe më përqafoi

Kryesoret

Ilaria Sula, studentja 22-vjeçare u gjet e vdekur në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson.

Flamur Sula, babai i Iliarias në emisonin “Chi I’ha Visto” ka thënë se herën e fundit kishte komunikuar me të martën dhe i ka thënë që do të kthehej në shtëpi ditën e shtunë.

“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën – tregon ai në një intervistë që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre. – Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”, tha ai.

Më tej babai i Ilarias shtoi se Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, djalin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”.

Vrasja e Iliria Sulës në Itali, Universiteti La Sapienza: Një krim i tmerrshëm dhe brutal

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit