-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau të dashurën shqiptare/ Filipinasi: Trupin e futa në valixhe, telefonin në pusetë

Kryesoret

Zbardhet dëshmia e Marc Samson, 23-vjeçarit filipinas, që masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula. Ai e ka pranuar autorësinë e krimit.

Ai ka deklaruar se pas vrasjes, e ka hedhur telefonin e viktimës në një pusetë dhe ka fshehur trupin e saj në një valixhe.

Hetimet zbuluan se Samson, student arkitekture dhe punonjës i McDonald’s, përdori telefonin e Ilaria-s për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar iluzionin se ajo ishte ende gjallë pas zhdukjes së saj.

Vëllai i viktimës, Leoni ka deklaruar se hera e fundit që kishte parë motrën e tij ishte më datë 23 mars, 2 ditë përpara se të zhdukej.

Ai ka thënë se nuk kishte pasur asnjë informacion për ndonjë mosmarrëveshje mes motrës dhe të dashurit të saj.

“E pashë motrën time dhe ajo ishte e qetë. Nuk isha i sigurt nëse ajo i kishte shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite,” tha Leoni. “Pyesim veten pse ai e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë,” shprehet ai.

Motrën e vrau i dashuri, vëllai: Takimi i fundit me Ilarian

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit