52-vjeçari Bujar Marsel Shega është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet nga Gjykata e Posaçme për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “pastrimi i produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bujar Marsel Shega është konsideruar si ‘truri’ i financiar që pastronte paratë e organizatës kriminale të Suel Çelës. Ai u ndalua në shtetin fqinj nëntorin e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, ku u godit organizata e Suel Çelës.
52-vjeçari me dy emra është organizatori i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përmes të cilave dyshohet se pasatronte paratë e disa grupeve, përfshirë të organizatës së Suel Çelës dhe gjithashtu të një grupi me bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.