16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incident LIVE-Ramës i bie bufi: Na hutoi ky, Tik Toku shumë i rrezikshëm me VPN

Kryesoret

Më shumë se premtimet dhe retorika e njëjtë vëmendjen sot gjatë komunikimit të kryeministrit Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’ e tërhoqi një incident. Bufi të cilin e mban mbi tavolinë, me të cilin krahason Sali Berishën, i ra në tokë.

“Ra bufi, e shihni që ra bufi se na hutoi ky. Po ne nuk e lëmë të bjerë”, tha Rama, ndërsa vijoi duke folur për TikTok dhe përdorimin e VPN. “Nuk ka problem por duhet të bëni kujdes sepse kur përdor VPN të marrin në kohë reale të dhënat”, tha ai.

Rama ritheksoi sërish rëndësinë e pasaportës europiane për çdo qytetar shqiptar. “Pasaportën europiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS.

Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusi tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, thotë Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit