-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Të pezullohen përkohësisht investimet e reja franceze në SHBA

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një takimi me përfaqësuesit e industrisë franceze tha se Bashkimi Evropian “nuk duhet të përjashtojë asgjë” për t’u hakmarrë ndaj të ashtuquajturave tarifa të “Ditës së Çlirimit”.

Macron e përshkruan atë normë si “brutale dhe të pabazë”.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është efektive dhe më proporcionale, por që gjithashtu tregon qartë se jemi të vendosur që, të mos i bëjmë këta sektorë viktima të këtyre tarifave”, tha Macron.

Ai bëri thirrje për pezullimin e investimeve të reja franceze në SHBA deri në sqarimin e tarifave, duke thënë se vazhdimi i investimeve teksa goditen nga tarifat do të dërgonte një mesazh të gabuar.

Githashtu u kërkoi liderëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i rezistojnë tundimit për të “shkuar në luftë vetëm” dhe të shfrytëzojnë madhësinë e tregut europian në çdo përgjigje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit