Mëngjesin e sotëm, një varkë me 31 persona e nisur nga brigjet turke është mbytur në brigjet greke.
Sipas mediave lokale, janë shpëtuar 23 persoan të cilët ndodheshin në bord dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa një tjetër nuk është gjetur ende nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Mes viktimave janë 3 gra, 1 burrë dhe 2 fëmijë të moshës 10 vjeç.
Të plagosur janë në spitalin e Mitilisë, jashtë rrezikut për jetën dhe në kujdesin e mjekëve. Ndërsa autoritet lokale janë duke hetuar shkakun e mbytjes së anijes.