Studentja shqiptare Ilaria Sula u vra nga ish i dashuri i saj në Itali dhe u godit tre herë me thikë në qafë. Si pasojë Ilaria vdiq nga shoku hemorragjik.
Këto të dhënë janë bërë publike nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit Sapienza me urdhër të prokurorisë së Romës.
Autopsia nuk mund të përcaktojë ditën dhe orën e vdekjes, pasi do të nevojiten analiza të mëtejshme, rezultatet e të cilave do të arrijnë në javët në vijim.