Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula nga i dashuri i saj filipinez Mark Antony Samson ka tronditur mbarë opinionin.
Gjatë një debati, 23-vjeçari filipinez ka goditur me thikë Iliarian duke i marrë jetën dhe më pas e ka futur truzpin e saj në valixhe. Më pas ai e ka hedhur atë në një zonë pyjore larg Romës.
Sipas mediave italiane, filipinezi ka pranaur krimin dhe hetimet kaluan edhe tek prindërit e tij pasi ata ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Hetuesit po punojnë për të konstatuar ndonjë përfshirje të mundshme në fshehjen e trupit të vajzës nga babai dhe nëna e 23-vjeçarit, të cilët u morën në pyetje dje në komisariat.
Gjithashtu një kamera sigurie ka kapur makinën e Samson, rreth orës 18:00 të datës 26 mars, në zonën e Polit, ku ai ka hequr qafe trupin e Ilarias, të mbyllur në një valixhe, duke e hedhur nga një shkëmb.