Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj në rrjetin e saj socia ka reguar ka replikuar ashpër me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako. Hysaj e akuzohen Sakon për braktisjen e qytetarëve dhe keqmenaxhimin e investimeve publike.
Ajo shprehet se banorët e Durrësit janë lënë pas dore dhe çdo investim, rrugë, uji dhe drita kanë mbetur premtime boshe. Hysaj i drejtohet Sakos se qyteti i Durrësit nuk është i saj por i banorëve dhe duhet që tu shërbejë atyre.
Postimi i plotë:
E dashur Mirjana Sako,
Nuk e di si i shikon ti qytetarët e Durrësit—ndoshta si “fakirë”, ndoshta si të padukshëm. Po të të tregoj unë kush janë ata:
Janë banorët e Durrësit të Ri, të Durrësit të Vjetër, të Rushkullit, Hamallajt, Bizës, Jubës—qytetarë të lënë pas dore. Janë ata që çdo ditë ecin në rrugë të prishura, që mbeten pa ujë dhe drita, që detyrohen të bëjnë akrobaci për të mbërritur në shtëpitë e tyre. Ata nuk kërkojnë luks, as privilegje—kërkojnë vetëm dinjitetin që u takon!
Por çfarë ka bërë bashkia për ta? Asgjë! Investimet nuk shkojnë aty ku duhen. Rrugët mbeten gropa, kanalizimet mbeten premtime boshe, dhe drita vjen e ikën sikur jemi në një qytet fantazmë. E ndërkohë, ata që duhet t’u shërbejnë qytetarëve, vetëm vjedhin, zhduken dhe dalin para kamerave me fjalime boshe.
Po të të kujtoj diçka: ky qytet nuk është i yti, është i tyre! Nuk je në atë zyrë për të sunduar, por për të shërbyer! Mos u fshih pas arrogancës, sepse arroganca nuk ushqen, nuk ndriçon rrugët dhe nuk sjell ujë në shtëpitë e njerëzve!
Nëse vazhdon kështu, e ardhmja jote politike është e qartë: do të të mbajnë mend si një tjetër zhgënjim. Dhe qytetarët e Durrësit nuk harrojnë!









