-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: Priten analizat për të vendosur ndalimin ose jo të importit

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me astin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe.

Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.

“Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.

Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.

Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet çdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.

Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK).”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit