Një grua është gjetur e pajetë në garazhin e shtëpisë së saj në fshatin Nabërgjan të Pejës. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë është gjetur në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë,” ka thënë Gashi.
Ndërkohë policia dhe ekipet e urgjencës po merren me zbardhjen e ngjarjes.