Banorët e luginës së Shushicës protestuan sot kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili parashikon marrjen e ujit nga burimi i Lëpushës, prej nga buron lumi i Shushicës.
Përfaqësues nga 36 fshatrat e luginës kërkuan me ngulm ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe largimin e makinerive nga zona e lumit.
Protesta përshkallëzua sot me vendosjen e një çadre rezistence buzë lumit, si një bllokadë fizike ndaj makinerive të kompanisë.