Miliarderi Elon Musk, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Donald Trump dhe anëtari i qeverisë amerikane, është shprehur se shpreson për një “zonë të tregtisë së lirë” midis Evropës dhe SHBA.
Evropa dhe SHBA-ja “duhet të lëvizin në mënyrë ideale, për mendimin tim, në një situatë me tarifa zero, duke krijuar në mënyrë efektive një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Musk në një fjalim me videocall në një konferencë të partisë italiane Lega Nord.
“Shpresoj që SHBA dhe Evropa të mund të krijojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë,” shtoi ai.
Tre ditë më parë Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tarifat e reja gjithëpërfshirëse, të cilat për Bashkimin Evropian janë një tarifë shtesë prej 20% për mallrat që vijnë në SHBA nga vendet e BE-së.