-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike: Shteti hesht, qytetarët s’ndalen

Kryesoret

Ditën e sotme grupi “Asnjë Cent ma Shumë” kanë organizuar një protestë në Prishtinë. Ata kërkojnë që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Qytetarët janë mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe kundërshtojnë kërkesën për rritjen e tarifave të energjisë për 15%.

Ata mbajnë në duar edhe disa parulla, ku shkruhet: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”.

Më pas ata vazhduan marshimin drejt ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë, si dhe paralajmëruan protestë të re më 11 prill, nëse merret vendimi për rritjen e tarifave të energjisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit