Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit në repartin e operacioneve speciale në Zall Herr u shpreh se paga e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura do të jetë në nivelin e mesatares së rrogave të vendeve të NATO-s.
Rama theksoi se Shqipëria do jetë vend eksportues i prodhimeve ushtarake brenda dekadës.
“Numri i vajzave në Forcat e Armatosura është rritur në 20 përqind. Do krijojmë industrinë tonë kombëtare të mbrojtjes. FA do paguhen sa mesatarja e vendeve të NATO-s. Kemi program mbështetës për familjet e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura. Shqipëria do jetë vend eksportues i prodhimeve ushtarake brenda dekadës. Jemi në dialog me kompani botërore për këtë gjë. Ushtria shqiptare ka shumë esete të fjetura, që as nuk vihen në punë, një situatë që duhet ta adresojmë. Duhet të zhvillohen pronat, që janë të FA-së. Ky drejtim ka mundësi që të bëjë para.”, tha Rama.