Ditën e sotme qindra mijëra njerëz në 40 qytete spanjolle protestuan kundër rritjes së çmimeve të qirasë dhe mungesës së banesave të përballueshme në një vend që gëzon rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë.
Qeveria e qendrës së majtë të Spanjës po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis tërheqjes së turistëve dhe emigrantëve për të mbushur boshllëqet e vendeve të punës dhe për të mbajtur qiratë të përballueshme për qytetarët spanjollë, pasi pronat me qira afatshkurtër (air bnb) për turistët po shtohen në qytetet kryesore dhe destinacionet bregdetare.
“Pavarësisht se kush është në qeveri, ne duhet të mbrojmë të drejtat e strehimit,” bënin thirrje demonstruesit duke tundur zinxhirët e çelësave në Madrid, ku më shumë se 150,000 protestues marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit, sipas sindikatës lokale të qiramarrësve.