22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Beteja për mandatin e katërt, mes Shqipërisë në BE dhe baltës

Kryesoret

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali ka vijuar takimet elektorale në kuadrin e zgjedhjeve të 11 majit.

Spiropali së bashku me kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej zhvilluan një takim me qytetarët e Rrogozhinës. Ajo thekosi se beteja për mandatin e katërt është hyrja në Bashkimin Evropian.

“Ekipi ynë për Kavajën dhe Rrogozhinën është një ekip kompakt që rrezaton punë dhe përkushtim për njerëzit. Beteja për mandatin e katërt qeverisës është më thelbësorja dhe më e rëndësishmja, sepse është beteja mes nesh që po e çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe atyre që duan ta kthejnë në baltën ku ishte para 12 vjetësh.

Me ne Shqipëria po shkon drejt familjes europiane, e cila nuk të le kurrë vetëm dhe është një shans i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, fermerët, studentët, njerëzit e thjeshtë dhe komunitetet.

Ne e sollën Shqipërinë para dyerve të Bashkimit Europian dhe kjo nuk ishte as një fushë me lule dhe as një rrugë e shtruar me tapet të kuq, por një betejë për të lartësuar prestigjin e vendit tonë, që e mundësoi vetëm qeverisja e PS dhe Edi Ramës. Ne fituam besimin e njerëzve dhe po ua kthejmë atyre me punë, arritje dhe dinjitet.”, theksoi Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit