Futen në fuqi tarifat shtesë prej 10% të vendosura nga administrata Trump për shumicën e produkteve që Shtetet e Bashkuara importojnë nga pjesa tjetër e botës. Për Shqipërinë dhe Kosovën tarifa do të jetë 10%.
Tregjet e aksioneve në SHBA kanë përfunduar javën e tyre më të keqe që nga viti 2020, pasi tarifat gjithëpërfshirëse të Donald Trump vazhdojnë të shkaktojnë trazira në tregjet globale. Të tre indekset kryesore në Wall Street ranë me më shumë se 5%.