-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: 11 maj është dita e shpagimit të madh

Kryesoret

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat u shpreh se 11 maj është diat e shpëtimit të Shqipërisë. Xhixho tha se 11 maj është dita e betejës së madhe për të shpëtuar Shqipërinë nga gjymëbandat e pushtetit të janë në burg.

“Erion Veliaj dhe të tjerët bashkë me të si ai, nuk mund të paguajnë për Edi Ramën. Drejtësia në demokraci do të thotë secili të paguajë vetë për krimet e bëra.

Talljen me popullin, detyrimin e dhunshëm ndaj shqiptarëve duke i detyruar me varfërinë, papunësinë dhe pasigurinë të braktisin atdheun, vjedhjen, grabitjen dhe poshtërimin me gjithëfarëlloj sajesash nga më ordineret e tipit 5-D e deri tek më të kamufluarat si inceneratorët, sterilizmin e PPP-të e pushtetit me krimin, janë arsyet madhore, janë motivi primar se përse më 11 maj duhet votuar. që Edi Rama dhe të tijtë si ai, të paguajnë para drejtësisë së votës së shqiptarëve. për padrejtësinë që e kanë kthyer në sistem zhvatjeje, vjedhjeve, nënçmimi dhe përçmimi.

Ndaj 11 maji është edhe dita e shpagimit të madh.Beteja jonë nuk është për pushtetin.
Beteja jonë është për Shqipërinë Madhështore.”, tha Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit