Tedi Blushi në rrjetin e tij social ka postuar fjalën e mbajtur në prezantimin e skuadrës së partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Liris, Tedi Blushi shprehet se qeveria e Edi Ramës ka mashtruar për shëndetësinë falas.
Ai thotë se “”Shëndetësia falas” rezultoi një mashtrim kriminal dhe i pabesë i Edi Ramës, me pasoja shkatërrimtare për sistemin, për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, të cilët sot paguajnë nga xhepi 60% më shtrenjtë për kurim e ilaçe.”.
Gjithashtu bën thirrje për të votuar numrin 1 për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si dhe për Ilir Metajn për deputet në qarkun Tiranë.
“Vota më 11 Maj për Nr.1️⃣ “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për:
✅ Dyfishimin e pagave të mjekëve dhe infermierëve
✅ Rimbursim 50%-90% të ilaçeve dhe shtim të numrit të tyre
✅ Ilaçet për sëmundjet tumorale do mbulohen nga shteti
✅ Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur
✅ Fund koncensioneve korruptive që zhvatin taksat
✅ Shtim të buxhetit për shëndetësinë nga 2.1% të PBB në 3% brenda mandatit të parë”, shprehet Blushi.









