Bylis triumfoi ndaj Vllaznisë, në sfidën e javës së 33-të në Superiore.
Dueli në Ballsh, u vendos nga një “ish”, me Victor Da Silvën, që shënoi golin e vetëm të kësaj përballje.
Me këtë sukses, Bylis mban vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e tretë me 52 pikë.