Deri më tani, 179 efektivë kanë përfituar kredi me interes zero për blerjen e banesave. Kryeministri Rama nga Zall Herri në krah të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu u bëri thirrje efektivëve beqarë, që të martohen, mundësisht me ushtarake që të përfitojnë nga programi i kredive të buta.
“Beqarët janë për front, por edhe për kreditë. Patjetër dojeni të mirëpritur kur të martohen”, tha Rama. Rama u shpreh se gjatë dekadës së fundit është shumëfishuar numri i rekrutimeve në FA, si dhe është pesëfishuar numri i studentëve në Akademinë e Mbrojtjes.
Një tjetër arritje është rritja e pjesëmarrjes së vajzave në radhët e ushtrisë, që ka kaluar nga 10% në mbi 20%. Ndër prioritetet e ardhshme, ai përmendi forcimin e teknologjisë kibernetike, përmirësimin e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe pajisjeve ushtarake.
“Do fuqizojmë teknologjinë kibernetike, mbrojtjen civile, repartet e shërbimit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve, korpusin. U rrit numri i vajzave që është dyfishuar nga 10 në mbi 20%.
Është krenari për ne. Por edhe niveli i shërbimeve dhe numri i lartë i tyre, që kanë ndikuar edhe në jetën e civilëve. Po kështu numri i studentëve në akademi u pesëfishua”, shtoi kreu i qeverisë.