Kati i tretë i një banese në zonën e Shkozës në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Sipas asaj që bën të ditur policia, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.