Reshje dëborës kanë përfshirë Qafë Thanën, njësinë administrative Vithkuq, si dhe fshatrat e thella të njësive administrative të bashkisë së Pogradecit.
Intensiteti pritet të jetë më i lartë pas orës 20:00 të ditës së sotme bëjnë me dije burime pranë stacionit meteorologjik ushtarak në juglindje të vendit.
Gjithashtu nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në segmentin e Qafë Thanës dhe në zonat e tjera.