18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dëborës në veri, ja si paraqitet situata në qarkun e Kukësit

Kryesoret

Ditën e sotme qarkut i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu e dëbore. Zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukësi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora.

Ndërsa të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ndërkohë po vijon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Gjithashtu në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot Njësia administrative Tropojë, bashkia Tropojë. Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës njofton KMC i prefekturës Kukës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit