Ditën e sotme për shkak të uljes së temperaturave janë rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Dibrës.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat si Lura, Selishta, Kala e Dodës, fshatrat e Sllovës, ku trashësia e borës arrin deri në 5 cm, kryesisht në Lurë, Selishtë, Kala e Dodës.
Gjithashtu ulja e temperaturave dhe prania e borës shkakton dëme në bujqësi dhe në frutikulturë. Ndërkohë borëpastrueset janë në gatishmëri në rrugën nacionale Peshkopi-Kukës.