Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar sot një takim me familjet tiranase ku ndau shqetësimet në lidhje me vështirësitë ekonomike. Tabaku u shpreh se ata kërkonin një Shqipëri të drejtë me një ekonomi më të mirë.
Ajo u bëri thirrje që të votojnë me 11 maj Partinë Demokratike për një Shqipëri Madhështore. Tabaku nënvizoi se kështu do të votojnë për ekonominë dhe të ardhmen e tyre.
“Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë vëmendjen tek familja tradicionale, tek vlerat që na kanë mbajtur si komb, tek fisnikëria dhe ndershmëria shqiptare.
Më 11 maj, votohet për një ndryshim të madh!
🗳Votohet për një ekonomi më të mirë!
👪Votohet për një familje më të fortë!
✌Votohet për demokracinë që sot është në rrezik të plotë!
Voto Partinë Demokratike për një Shqipëri Madhështore!
Voto Jorida Tabaku për familjen shqiptare! Për traditën, për ekonominë, për të ardhmen!”, shhprehet Tabaku në rrjetin social në facebook.