-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e SHBA-së Tiranë: Mos i beso askujt për viza

Kryesoret

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë një tjetër thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza amerikane.

Në një video të publikuar në rrjetin social X, ambasada thekson se duhet të shmangin konsulencat që ofrojnë shërbim në këmbim të parave.

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira.

Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.

Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet – ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas në: https:// bit.ly/4lfcAJL #securingusborders “, thuhet në reagimin e ambasadës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit