Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim të rëndësishëm me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.
Gjatë takimit ata diskutuan mbi perspektivën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.Balla ka thënë se një nga kriteret kyçe të procesit të integrimit është transformimi që ka pësuar Shqipëria në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë.
“Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit për më të fortët, e cila mbahej nga pushteti politik qysh prej krijimit të shtetit shqiptar. Dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë, u çel kapitulli i hetimit dhe ndëshkimit të të pandëshkueshmëve nga një drejtësi e pavarur prej pushtetit politik. Ne do të jemi deri në fund garantët e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë,” ka shprehur Balla.