9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha me grupin konservator në KE-së: Paratë e drogës po përdoren në zgjedhje

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte në një takim me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit te Europës. Berisha u shpreh se Shqipëria është kthyer në një narkodiktaturë e drejtuar nga Edi Rama.

Ai tha se Edi Rama kërkon që të marrë mandatin e katërt duke arrestuar liderët e opozitës. Gjithashtu sipas tij paratë e drogës dhe krimit Rama po i përdor në zgjedhje.

“Kryeministri është duke shpërndarë dhurata për pensionistët, duke u dhënë 100 euro për çdo person, për të siguruar votën e tyre.

Janë mbi 700 shqiptar. Është një vendim i qeverisë për të siguruar bonus pensionesh për votë. Por janë edhe dhjetëra e qindra miliona euro të kanabisit që janë përdor për të blerë vota, e gjithashtu edhe kërcënimi i mafias ndaj njerëzve që të votojnë për ta.

Shqipëria është në një situatë të dëshpëruar.

Nga 2014-2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë kanë lënë vendin duke ikur drejt zonës Shengen. Ekonomia dhe prodhimi industrial po bie.

Eksportet si pasojë e eurove të narkotrafikut është zhvleftësuar me 35% dhe eksportet kanë rënë me 32% dhe mijëra shqiptarë po humbin vendet e tyre të punës.

Një kryeministër që Europa nuk e ka parë kurrë, që drejton një shtet si diktator dhe një narkodiktator. Ju nuk e kuptoni dot se çfarë ndodh, prandaj dhe unë jam këtu që të ju tregoj të vërtetat e të ju siguroj se njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç se të luftojnë narkodiktarorin.

Jam i bindur se ai nuk do të ketë të ardhme. Narkoshteti nuk është i rrezikshëm, por është i rrezikshëm për të gjithë kontinentin e Europës dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit