Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Strasburg, ku po merr pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane. Gjatë fjalimit akuzoi kryeministrin Edi Rama.
“Tani, nëse shikoni Shqipërinë, është një vend ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë. 67 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim. Vetëm i arrestojnë dhe i plasin në burg. Kjo është e vërteta në këtë vend. Torturat janë të zakonshme, vdekjet në burgjet shqiptare janë të zakonshme.
Zonja dhe zotërinj, Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar. Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur.
Vetë ai, zoti Rama i takoi ata në Aruba, në Dubai. Emri i zotit Rama citohet në media si i lidhur me ta. Rama u ofron atyre, ata kontrollojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Kush vjen në TIranë mund të shohë shumë kulla teksa ngrihen.
Por gazetarët investigativë kanë zbuluar se vetëm 20 përqind e parave vijnë nga sistemi bankar, të tjerat vijnë nga nëntoka. Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje” tha ai.