Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit në stadiumin e Rrogozhinës është ndërprerë në minutën e 78-të të saj pas një tifoz u rrëzua nga tribuna.
Tifozi Vullnet Gjuzi është rrëzuar nga tribuna ballore duke përfunduar në pistën e stadiumit. Ai ka pësuar dëmtime anësore në kokë dhe fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndeshja ka rifilluar pas 15 minuta ndërprerje.
Incident në ndeshjen Egnatia -AF Elbasani, një tifoz bie nga lartësia e tribunës