Në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë ndodhen kuti kartoni të mbushuar me fletë votimi.
Fletët e votimit janë për votuesit jashtë Shqipërisë, ndërsa ambienti po përgatitet për monitorimin e votës.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi disa ditë më parë, tha se pas mbërritjes së fletëve të votimit do të fillohet me përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionin përkatës.