Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se Prokuroria e Posaçme është topi i artë i partive të reja. Ai nënvizoi se SPAK është një “aleat i partove të reja”, pasi ata kërkojnë ndryshimin dhe rrëzimin e pushtetit.
“Mendoj në 35 vite të politikës shqiptare nuk besoj se elektorati shqiptar ka tablo të qartë për jetën private, pasurinë, integritetin. Mendojn që nuk ka pasur opozita në Shqipëri aletat më të fortë se SPAK. Nuk ka ndodhur që 1000 zyrtarë të jenë nën hetium nga SPAK. Ky është një avantazh i jashtzakonshëm për opozitën.
Tani në aspektin e dytë do të thoja që të gjitha arrestimet, procedimet e SPAk është terren i artë për partotë e reja politike. Sepse kurrë më parë elektorati shqiptar nuk i shkon kaq të konsumuar liderët politik. Nga ana tjetër i ka dhënë goditje dy tre liderëve kryesorë të opozitës.
Po ti mbledhësh bashkë Berishën Metën dhe Ramën 40% nuk i duan më. Në tërësinë e vet SPAK është “aleat i partive të reja” që kërkojnë ndyrshim dhe rrëzimin e pushtetit. A do të ndodhë mbetet shumë faktorë për tu parë.”, tha Spahiu.