Tirana triumfoi në derbin ndaj Partizanit, me rezultatin 3-0. Pas 10 ndeshjeve, bardheblutë rikthehen të fitorja ndaj rivalëve të kryeqytetit.
Një gabim në prapavijën e të kuqve, u shfrytëzua maksimalisht nga Ernest në minutën e 67-të. Sulmuesi përfitoi nga një top i Sembene dhe fitoi penallti, pas ndërhyrjes së Alban Hoxhës.
11 metërshin e mori përsipër vetë Ernest, i cili realizoi të tretin në këtë përballje. Partizani gjeti golin me Albers Kekon në minutën e 88-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë sukses, Tirana ngjitet në vendin e tetë me 35 pikë të grumbulluara.