-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha u premton pensionistëve: Check up falas dy herë në vit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë preznatimit të kandidatëve në Durrës u premtoi pensionsitlve që ilaçet në Shqipëri do të jenë si në vendet në Bashkimin Evropian. Berisha u premtoi pensionistëve që check up do të bëhet falas dy herë në vit.

“Nuk mund të ecet më tutje, nuk mund të shkohet drejt madhështirë, nëqoftëse ne nuk përkrahim, nuk nxjerrim nga mjerimi qytetarët shqiptarë.

Lista e ilaçeve të cilat i merrni në farmaci, ilaçet Doshi-Nushi, Nushi-Doshi të skaduara tërësisht do të jetë identike me listën e Republikës Italiane, dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të tregohet kurrë një ilaç që nuk është tregtuar në dy vende të BE-së.

Ne nuk mund të jetojmë si italianët se nuk i kemi ato kushte, por ilaçet do ti marrim si ata, sepse i kemi ato kushte, i kemi ato kushte për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar me ilaçe që japin efekt.

Check up shkojnë e bëjnë personat jo të duhur, por ne do ta bëjmë falas dy herë në vit për pensionistët”, shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit