Dosja “Plumbi i Artë” vijon që të tronditë opinionin me dëshmitë e forta.
Në seancën e sotme i pandehuri Xhulian Hoxha deklaroi për vrasjen e Elton Kilës, i njohur si “Oti” se financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por Erjon Alibej.
Sipas Hoxhës, ai ka dashur ta eliminojë Kilën pasi ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij.
“Unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë” tha Hoxha. Alibej është shprehur që nuk i duket etike kjo që ka thënë Hoxha.
“Ty çfarë të dogji nga ajo që thashë unë?” ia ktheu Hoxha. “Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet.
Do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën, por edhe për shumë “Suel Çela” të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha” tha Alibej.
Nuredin Dumani mbeti i plagosur në momentin që ishte nisur për të vrarë “Otin”. Sipas tij, Suel Çela i kishte kërkuar vrasjen e Kilës për 200 mijë Euro.