Belind Këlliçi deklaron se Erion Veliajt pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet dhe akuza e inceneratorit të Tiranës.
“Unë mendoj që do të shkohet tek inceneratori i Tiranës, unë mendoj që pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet pothuaj çdo vepër penale që ka kryer Edi Rama në këtë vend, sepse disa histori janë aq të mëdha, disa afera korruptive janë aq të mëdha sa nuk mund të lihen pa u mbyllur dhe pa ju vendosur kapak.
Edi Rama ka gjetur një mënyrë brilante për të shfajësuar veten e tij, dhe për t’ja hedhur fajin atij që dikur e ka përjashtuar publikisht, dhe që kanë pranuar atë vetëposhtërim dhe veçperdiorim nga Edi Rama.
Kështu që Erion Veliaj po shërben si valvul shkarkimi e Edi Ramës për të gjitha aferat e tij kriminale dhe korruptive. Thënë kjo, unë besoj se pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe afera e inceneratorit të Tiranës, për t’i vënë një emër kësaj afere, se nuk mbyllet kjo aferë as me një drejtor të dalë në pension që është sot në burg, as me drejtorë të rangut të dytë në Bashkinë Tiranë” tha ai.