Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke njoftuar sërish mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. Në këtë samit, sipas tij, do të mblidhen udhëheqësit e 700 milionëve të Europës, përfshirë liderë nga shtetet që janë jashtë Bashkimit Evropian.
“Në 16 maj do të presim samitin e komunitetit politik europian ku do të kemi në Tiranë udhëheqësit e 700 milionëve të Europës përtej BE-së. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është e thjeshtë se është një vend që të gjithë e shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime dhe mua më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishme se krenaria është motivimi dhe frymëzimi për të vazhduar më tutje”, thotë Rama në videon e postuar në Facebook.