Belind Këlliçi në rrjetin e tij social shprehet se Edi Rama po pret problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë ti zgjidhë Bashkimi Evropian.
Këlliçi thotë se Ramën nuk e shqetëson Raporti i UNICEF ku viton e kaluar 47% e fëmijëve shqiptarë vujanë nga kequshqyerja. Ai nënvizon se me programin e Partisë Demokratike do të zgjidhet reduktimi i varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë.
“Edi Rama pret që problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë t’ia zgjidhë Bashkimi Evropian.
Këtë kishte në fokus fjala e tij në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.
Rama la të kuptohej qartë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë zgjidhje, por pret financimet e Bashkimit Europian, në një kohë që sipas Raportit të UNICEF vitin e kaluar 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja.
Por kjo nuk e shqetëson shumë Edi Ramën.
Në rast se Rama do shqetësohej për shëndetësinë, varfërinë apo arsimin aq sa shqetësohet për Kopshtin e Edenit në Kryeministri, për shishen e verës 33 mijë euro, për udhëtimet me charter privat, për ekspozitat e tij private në metropolet e botës, vogëlushin Kristi Maze që ndërroi jetë në pritje të një transplanti, 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj që varfëria e çoi të punonte në Landfillin e Sharrës, apo 14 vjeçarin Martin Canin që u vra në derë të shkollës, do ti kishim mes të gjallëve dhe me të afërmit e tyre.
Zgjidhja për reduktimin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë tek fëmijët mund të gjendet vetëm tek programi qeverisës i Partisë Demokratike.
Për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç do ketë një pagë prej 60 eurosh në muaj, për fëmijën e dytë 70 euro në muaj dhe fëmija i tretë do të merret përsipër nga shteti deri në moshën 23 vjeçare.
Futja e ushqimit në shkolla, rritja e cilësisë arsimore duke e mbështetur tek merita dhe jo militantizmi, apo dyfishimi i buxhetit është ajo çka ofron Partia Demokratike në qeverisjen e saj.
Ky në fakt duhet të jetë detyrim i çdo qeverie të përgjegjshme.
Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët!
Si janë fëmijët sot do të jetë Shqipëria nesër!”, shkruan Këlliçi.