-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi thirrje SPAK: Sërish asfalt elektoral në Tiranë, veproni në bazë të denoncimeve

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar hedhjen e asfaltit elektoral në rrugicat e rrugës Albanopoli në Njësinë 9, nga ana e punonjësve të Bashkisë Tiranë.

Këlliçi ka postuar një video dhe shprehet se edhe në këto zgjedhje po vijon mashtrimi i qytetarëve me asfaltin elektoral. Ai i bën thirrje Task Forcës së SPAK-ut që të veprojë në bazë të denoncimeve flagrante që Partia Demokratike ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë.

“Edhe në këto zgjedhje vijon mashtrimi i madh i qytetarëve me asfaltin elektoral.
Pas braktisjes totale prej 4 vitesh, mungesa totale e infrastrukturës tentohet të arnohet me paligjshmëri.
Në rrugicat e rrugës Albanopoli në Njësinë 9, punonjësit e bashkisë Tiranë pa asnjë shenjë identifikuese dhe në shkelje të ligjit kanë filluar gërmimet dhe punimet.
Partia Demokratike i bën thirrje Task Forcës së SPAK-ut të veprojë në bazë të denoncimeve flagrante që PD ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë, në shërbim të qytetarëve dhe një procesi zgjedhor të drejtë.”, shkruan Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit