Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në ambientet e Tirana Industrial Park. Rama tha se do të rriten paga minimale në 500 euro në janar 2026. Gjithashtu tha se do të shkojë paga mesatare nga 830 në 1000 euro në sektorin privat.
“Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.
Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektorin privat brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat.”, tha Rama.