Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sulës nga ish i dashuri filipinez Mark Antony Samson.Hetuesja e çështjes ka shkuar në burgun “Regina Coeli” aty ku ndodhet Mark Samon.
Më para ai ka deklaruar se iu bë presion nga Ilaria për notat dhe se ajo kishte kërkuar ndarjen. Ndërsa tani ai ka ndryshuar dëshminë ku para hetueses ka thënë se e kishte gjetur Ilarian duke folur me mesazhe me një person tjetër, shkruan La Repubblica.
“U futa në dhomë dhe gjeta Ilarian duke folur me mesazhe me dikë. I kërkova të më tregonte telefonin dhe ajo po fliste me dikë tjetër. Më pas ajo më ktheu unazën e fejesës dhe aty e humba toruan. Nuk e pranova dot ndarjen dhe e vrava”, i tha Samson hetueses në një bisedë prej pesë orësh.
Ndërkohë prokuroria po vijon punën për të zbardhur detajet, teksa ka zbuluar se përveç nënës së autorit, edhe dy miq të Samsonit janë përfshirë në fshehjen e trupit të Ilarias.