-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anija muze Art Explora ankorohet në Durrës/ Rama: Moment i rëndësishëm për qytetin bregdetar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në portin e Durrësit në ceremoninë e ankorimit të anijes muze Art Explora. Rama shprehu mirënjohje për vëmendjen e shtuar të presidentit francez Emmanuel Macron ndaj Shqipërisë.

Ai theksoi se ky projekt është një moment historik për qytetin e Durrësit, si dhe një mundësi për shkollat, nxënësit dhe fëmijët këtu.

“Prej mbërritjes së presidentit aktual në Elize ka një kurioziteti dhe një kthimi drejt këtij rajoni dhe Shqipërisë. Falë kësaj hapje patëm në Shqipëri vizitën e parë të një presidenti francez prej krijimit të perandorisë franceze. Sepse krijimi i shtetit shqiptar është e shkurtër. Askush nuk e mendonte se kjo ide do funksiononte. Po kështu ndodh me idetë e mëdha. Ndjesia këtu është e jashtëzakonshme. Përzierja e një porti që po mbyll dyert e tij, me këto instalacionet e një epoke shumë të largët. Pastaj maja e luksit janë veprat e artit të mrekullueshme në një version të paparë ndonjëherë. Pastaj kemi zhytjen në udhëtimin përmes një realiteti virtual. Moment i rëndësishëm për qytetin, mundësi për të gjithë, shkollat, nxënësit dhe të sjellin fëmijët këtu për të vizituar këtë fshat të vogël. Dhe për familjet dhe për të gjithë. Jam i bindur se do ketë probleme të vogla sigurie, po përpiqem të të shkaktojë pak ankthe se ke shumë vetëbesim. Do ketë më shumë persona se ç’mund të pres kjo strukturë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit