Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është shpallur qytetar nderi i komunës së Gjilanit. Begaj teksa mori çmimin u shpreh se ky titull i takon shqiptarëve që i kanë qëndruar pranë në ditët e vështira familjeve nga Kosova.
“Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen kur pranoj këtë nder. Gjilani, ky qytet i sakrificës më bën sot qytetar të tij, dhe unë e pranoj me përulësi. Ky titull u takon gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova.
Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di shumë mirë peshën e sakrificës dhe çmimin e lirisë. Kjo tokë ka lindur heronj të shumtë”, tha Begaj.