Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në rrjetin e tij social kërkon që të votohet numri 1 në Durrës dhe Adriatik Hoxha. Blushi shprehet se Adriatik Hoxha është një kandidat intelektual dhe me përvojë si jurist.
Ai thotë se vota me 11 maj pë koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore është votë për të çliruar Durrësin nga bandat dhe korrupsioni i rrezikshëm. Gjithashtu thekson se kjo votë është fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
“Vota më 11 Maj për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për të çliruar Durrësin nga bandat dhe korrupsioni i rrezikshëm.
Është votë për ulje drastike dhe heqje taksash e tarifash, për ulje të kostos së jetesës dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve. Është votë për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe hapjen e mijëra vende pune.
Është votë për Shqipërinë Madhështore, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.”, shprehet Blushi.