Komandanti amerikan për operacione speciale në Europë ka zbarkuar në Kosovë.
Lajmin e konfirmon ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Sipas ambasadës vizita pasqyron angazhimin e vazhdueshëm për partneritet dhe stabilitet afatgjatë
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, mirëpriti në Ambasadën e SHBA-ve, gjeneralin, Joseph G. Lock, Zëvendës Komandantin e Përgjithshëm të Komandës së Operacioneve Speciale në Europë, si pjesë të vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Vizita pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për partneritet dhe stabilitet afatgjatë”, thuhet në njoftimin zyrtar.