Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së ODIHR-it në Tiranë, Ambasadorin Lamberto Zannier. Fokus i këtij takimi ishte roli i Zyrës së Komisionerit në kuadër të procesit të zgjedhjeve të 11 majit.
Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, si dhe theksoi se deri më tani nuk janë paraqitur ankesa për cënimin e të dhënave personale nga partitë politike apo nga qytetarët.
Ndërsa Ambasadori Lamberto Zannier shprehu vlerësime për kontributin dhe rolin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.