-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monitorimi i trafikut rrugor, ministri Hoxha: Do rrisim sigurinë dhe masat

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato kanë monitoruar tarfikun në hyrjen lindore të Tiranës. Ministri Hoxha tha se janë duke u forcuar kapacitetet për të siguruar rrugë të sigurta, sidomos në periudhën e zhvillimit të infrastrukturës.

“Rrugët që janë në zhvillim kërkojnë një siguri rrugore të shtuar dhe më shumë vëmendje nga Policia Rrugore”, u shpreh Hoxha.

Ndërsa drejtori i policisë rrugore, Altin Qato tha se është rritur monitorimi i akseve rrugore, veçanërisht në ato që janë identifikuar si njolla të zeza. Ai tha se monitorimi kryesor është ai i tejkalimit të shpejtësisë nga përdoruesit e rrugës, si dhe respektimi i sinjalistikës rrugore nga këmbësorët.

“Kemi identifikuar akset problematike dhe shkeljet më të zakonshme, si shpejtësia, përdorimi i telefonit dhe parakalimi i gabuar. Po ashtu, Policia Rrugore ka një flotë pajisjesh, të cilat monitorojnë çdo strukturë vendore dhe çdo vit shtohen në buxhet për të forcuar këto kapacitete”, shtoi Qato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit